Thënie për jetën

Një jetë e mirë është e inspiruar nga dashuria dhe e udhëhequr nga njohuria. – Betrand Russell

Vdekja nuk është humbja më e madhe në jetë. Humbja më e madhe është çfarë vdes brenda nesh kur ne jetojmë. – Norman Cousins

Jeta nuk është për të gjetur veten. Jeta është për të krijuar veten. – George Bernard Shaw

Zgjedhe një punë që ju e doni, dhe ju kurrë nuk do të keni nevojë të punoni një ditë në jetën tuaj. – Confucius

Ai që lëviz malin, fillon me gurët e vegjël. Uilliam Folkner

Lumturia është një zgjedhje. Ti mund të zgjedhesh të jesh i lumtur. Do të ketë stres në jetë, por është zgjedhja jote se a do të ketë ndikim në ty apo jo. – Valerie Bertinelli

Bëhu i lumtur për këtë çast. Ky çast është jeta jote. – Omar Khayyam

Janë dy ditë të mëdha në jetën e një njeriu – dita kur kemi lindur dhe dita kur kemi zbuluar pse. – William Barclay

Kur një keqe ju ndodh juve, ose mposhteni prej saj, ose e mposhtni atë. – Zhan-Zhak Ruso

Gjej kohë për të lexuar – leximi është themeli i të gjitha dijeve.

Për shumicën e njerëzve jeta është si moti i keq: ndalen dhe presin të kalojë.

Jeta është një profesion, andaj duhet të mësohet.

Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta përbëhet nga koha.

Jeta nuk mund të të jap dhuratë më të çmuar, se sa bukurinë e përkryer të një miqësie të artë!

Jeta është e ngjashme me zjarrin: fillon me tymin e mbaron me hirin.

Ju kurrë nuk mund të jetoni jetën e dikujt tjetër, madje as të fëmijës tuaj. Ndikimi që ju ushtroni është me anë të jetës tuaj, dhe me anë të asaj që ju jeni bërë vetvetja. – Elenor Ruzvelt

Durimi është i domosdoshëm, ti nuk mund të korrësh menjëherë atë që ke mbjellë. – Soren Kirkegard

Jeta është shumë e thjeshtë por ne insistojmë që ta bëjmë atë të komplikuar. – Confucius

Vetëm kur mendoj se kam mësuar si të jetoj, jeta ndryshon. – Hugh Prather

Ti nuk mund të kesh një jetë pozitive dhe një mendje negative. – Joyce Meyer

Zoti na ka dhënë dhuratën e jetës, varet nga ne që t’i dhurojmë vetes dhuratën e të jetuarit mirë. – Voltaire

Gjëja më e rëndësishme është ta shijojmë jetën – të jemi të lumtur – kjo ka rëndësi.

Kam zbuluar se nëse ju e doni jetën, dhe jeta do t’ju dojë juve. – Arthur Rubinstein

Nganjëherë jeta të godet në kokë me një tullë. Mos humbni besim. – Steve Jobs